Aktualitet

Hajdari përballet me Vetting-ut, KPK i gjen probleme: S’ka deklaruar revokimin e vizës, vendimi merret në 18 qershor

15 Qershor 2020, 08:17 Nga DOSJA
Hajdari përballet me Vetting-ut, KPK i gjen probleme: S’ka deklaruar

TIRANË- Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimt. Dosja.al mëson se gjyqtarja është mbrojtur nga dy avokatë, Maks Haxhia dhe Ilira Dane. Në seancën e sotme, Hajdari ka dëgjuar realsionin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ka bërë dhe mbrojtjen.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë relatimin e çëshjtes dhe rivlerësimi i është për dy kritere: pasurinë dhe figurën. Sipas KPK-së për pasurinë në bazë të raportit nga ILDKPKI, për Hajdarin nuk ka të dhëna pozitive pasi nuk ka fshehje pasurie, mosdeklarim dhe konflikt interesi.

Pasuri të deklaruar gjyqtarja ka një truall 454 metra këtrorë, një ndërtesë 95 m2 tek “Vilat gjermane”, e blerë në 1995 nga bashkëshorti i saj i ndjerë Azem Hajdari me vlerë 125 mijë lekë. Po ashtu të deklaruar ka dhe një shtëpi banimi me vlerë 2.7 milionë lekë.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit këtu ka një mospërputhje në lidhje me çmimin e apartamentit të blerë nga Enti Kombëtar i Banesave. Sipas KPK-së trualli 150 m2 përfituar përmes legalizimit, është bashkuar me pronën tjetër dhe rezulton se shuma e paguar është 978 mijë lekë. Në deklaratën e 2015 nuk është deklaruar fitimi i këtij trualli.

Po ashtu rezulton se me VKM të vitit 2015 rezulton kalimi i kësaj sipërfaqeje tek Hajdari, por gjyqtarha u shpreh se e drejta e pronësisë është përfituar në 2013 dhe e gjithë sipërfaqja në pronë të saj është 887 m2. Nga ana tjetër KPK këmbëngul se kjo nuk është deklaruar në vitet 2013-14-15 dhe ky truall është dhënë për ndërtim dhe prej kësaj kontrate janë fituar 3 njësi dhe 12 apartamente të përfituara nga një ndërtim në këtë sipërfaqe. Subjekti ka investuar truallin dhe 200 mijë euro dhe prej saj ka fituar 3 njësi dhe 13 apartamente.

Ndërkohë në seancën dëgjomore është publikuar dhe një raport nga Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), që ka konstatuar deklarim të pasaktë të pasurisë pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar asetet pasurore. Po ashtu Komisioni i Pavarur të Kualifikimit është zbuluar dhe një fakt tjetër që Hajdarit i është revokuar viza për në SHBA në vitin 2017. Hetimi për vizës është bërë në mënyrë të pavarur nga KPK dhe rezulton se Hajdarit i është refuzuar viza, por ajo nuk e kishte deklaruar. Në seancë asaj i është kërkuar që të japë shpjegime, por është shprehur se nuk ka pasur dijeni për këtë fakt.

Gjatë deklaratës para gjyqtarëve, Hajdari është përlotur duke thënë se pasuria e saj është e gjitha e rregullt dhe e deklaruar. KPK pasi ka dëgjuar të gjithë mbrojtjen ka deklaruar se do të vijohet edhe më tej hetimi dhe vendimi pritet të merret në 18 qershor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting pasuria e fatmira hajdarit fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting pasuria e fatmira hajdarit

Sondazh

Poll