Aktualitet

Përfaqësuesi ndërkombëtar ‘gozhdon’ Hajdarin në KPK, pyetjet që bëri dhe nuk mori përgjigje

15 Qershor 2020, 12:47 Nga DOSJA
Përfaqësuesi ndërkombëtar ‘gozhdon’ Hajdarin

TIRANË- Seanca e sotme në Komisionit e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Fatmira Hajdari ka qenë e tensionuar. Përveç problemeve të gjetura nga KPK dhe DSIK, Hajdari është përballur dhe me pyetjet e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs. Ai në deklaratën e tij tha se janë të pajustifikueshme deklarimet e Hajdarit, duke hedhur dyshime të forta.

Pse dikush merr kredi në 2007 dhe keni firmos kontratën në  2009? Pse e keni marrë kredinë para se të nënshkruani kontratën e qerasë? Pse dy biznesmenë do shpenzojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar? Pse këta biznesmen paguan kontributin e tyre, njëri 130 mijë dhe tjetri 70 mijë dhe pse nuk keni paguar taksat për shitjen e biznesit?”, kanë qenë këto disa nga pyetjet e bëra nga Jacobs.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari është përballur sot me Komisionit të Pavarur të Kualifikimt. Hajdari është mbrojtur nga avokatët, Maks Haxhia dhe Ilira Dane. KPK dhe DSIK i kanë gjetur disa probleme me pasurinë dhe kanë thënë se nuk është e përshtatshme për vijimin e detyrës. Vendimi do jepet në 18 qershor ora 10:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting pasuria e fatmira hajdarit theo jacobs fatmira hajdari fatmira hajdari ne vetting pasuria e fatmira hajdarit theo jacobs

Sondazh

Poll