Aktualitet

Vatër me dy të infektuar, COVID-19 mbyll spitalin Francez në QSUT, asnjë informacion për shërbimet e ORL

15 Qershor 2020, 13:40 Nga DOSJA
Vatër me dy të infektuar, COVID-19 mbyll spitalin Francez në

TIRANË Ditën e djeshme dy specializante në spitalin francez në QSUT u konfirmuan me COVID-19. Dosja.al ka mësuar, se spitali ka mbyllur dyert ditën e sotme dhe aktualisht po bëhet dezinfektimi i godinës.

Dy specializantëve iu morën tamponët disa ditë më parë, por vetëm ditën e djeshme u konfirmuan pozitive. Ndërkohë që asnjë informacion nuk është dhënë në lidhje me shërbimet ORL, që tanimë nuk dihet ku do të bëhen dhe pacientët s’dihet se ku do të ekzaminohen.

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 raste të reja me COVID-19 nga 319 testime. Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me virusin edhe 11 persona të tjerë. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spitali francez spitali francez

Sondazh

Poll