Aktualitet

Lihet në burg Franc Alimi që i vuri tritolin lokalit tek ‘Petro Nini’, i riu ‘qep gojën’, lënda plasëse dyshohet se

15 Qershor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Lihet në burg Franc Alimi që i vuri tritolin lokalit tek ‘Petro

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg sot Franci Alimin, të riun që u kap nga kamerat e sigurisë teksa vinte tritol në lokalin ‘Jujo’, në ‘zemër’ të Tiranës. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Bedri Qori.

Dosja.al mëson se 28-vjeçari Franci Alimi do qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, pasi dyshohet se vinte tritol me porosi nga grupet kriminale në Tiranë.

Por prej 4 ditësh i riu refuzon të flasë se për llogari të kujt e ka vënë tritolin në biznesi që rezulton në emër të Arben Kaçollarit. Ndërkohë, mësohet se telefoni dhe profili i të riut në Facebook, janë duke u verifikuar nga Antiterrori.

I arrestuari, rezulton të jetë person me precedentë të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesin të 11 qershorit në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” në kryeqytet. Shpërthimi la dëme të mëdha materiale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kacollari franc alimi shpërthim me tritol në tiranë arben kacollari franc alimi shpërthim me tritol në tiranë

Sondazh

Poll