Rihapen kufijtë e Evropës, ja vendet ku nis lëvizja, Ballkani perëndimor duhet të presë
14 Qershor 2020, 07:02Nga DOSJA
Nga dita e sotme, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkanit?
Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.
Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.
Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht
Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.
Kufiri i Polonisë hapet
Polonia: Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.
Gjermania: Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.
Aeroporti i Dyseldorfit
Franca: Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.
Çekia: Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.
Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale.
TURQI– Mbrëmjen e djeshme Turqia u trondit fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, ku shkaktoi dëme të mëdha. Nga mediat vendase mësohet se numri i të ...
SHBA- Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha të dielën se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, ka hyrë “tani në fazën e rimëkëmbjes” ng...
TIRANË– Alba, vajza e kritikut dhe mikut të kryeministrit Edi Rama, Vittorio Sgarbi që desh u mbyt në Vlorë, ka rrëfyer detaje nga ngjarja delikate. E ftua...
Për herë të parë në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara, u diplomuan dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku j...
Farmacistja shqiptare në Itali, Dr. Julia Daragjati, në një intervistë për Radio Televizionin “Dukagjini” ka prezantuar studimin e saj të fundit në lidhje me “M...
TURQI– Në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga momenti i tërmetit të ndodhur në Turqi. Në Twitter është postuar një video aty ku shihet një person, nën pani...
KINE– Një kamion ka shpërthyer në Kinë dhe si pasojë kanë humbur jetën 19 persona. BBC raporton se kamioni kishte gaz të lëngshëm dhe ka lënë të plagosur ...
TURQI– Sërish lëkundje në Turqi. Kësaj herë rajoni lindor është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, ndërsa epiqendra ka qënë në Bingöl të Turqisë.Si...
GREQI– E prekur prej fillimit të marsit nga koronavuirusi, Greqia ndërkohë po bëhet gati të mirëpresë turistët për sezonin veror. Nga dita e nesërme , 15 qersho...