Bota

Tundet sërish Turqia, tërmeti me magnitudë 5.7 “shkund” vendin, 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

14 Qershor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Tundet sërish Turqia, tërmeti me magnitudë 5.7

TURQI– Sërish lëkundje në Turqi. Kësaj herë rajoni lindor është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, ndërsa epiqendra ka qënë në Bingöl të Turqisë.

Si pasojë e lëkundjeve 1 person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur si pasojë këtij tërmeti ditën e sotme. Ende nuk dihet gjendja e personave të plagosur.  Thellësia e tërmetit ishte 5 kilomtra, ndërsa lëkundet që nisën në orën 17:24, zgjatën 10 sekonda.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum bëri me dije faktin se deri më tani në zonë janë nisur ekipet e shpëtimit që po ndjekin nga afër të gjithë rastet e dëmtuara.

“Faleminderit Zotit, nuk kemi marrë deri më tani ndonjë lajm për vdekje,” u tha guverantori Kadir Ekinci- gazetarëve.

Tërmeti në Bingöl u shkaktua nga linja që vijon për 650 kilometra nga Turqia lindore deri në Mesdhe. Ekspertët vunë në dukje se pllaket tektonike janë kthyer sërish aktive pas dëmeve të shënuara në shekullin e 16 dhe 19. Në tërmetin e rënë në janar, në Turqi humbën jetën të paktën 41 njerëz  dhe 1,607 të tjerë nga një lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne turqi turqi termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll