Bota

SHBA nuk gjen qetësi/ Vdesin 734 pacientë në 24 orët e fundit, shkon mbi 117 mijë numri i viktimave nga Covid-19

14 Qershor 2020, 13:49 Nga DOSJA
SHBA nuk gjen qetësi/ Vdesin 734 pacientë në 24 orët e

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, vend në të cilin rritet çdo ditë e më tepër numri i të infektuarëve dhe viktimave.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur të paktën 734 pacientë nga  Covid-19, duke e çuar mbi 117 mijë numrin total të viktimave nga koronavirusi.

Kujtojmë që prej muajit maj numri ditor i viktimave vetëm disa herë  pragun prej 1.000 viktima, bilance të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Ndërkohë numri i rasteve të reja me koronavirus ka qenë çdo ditë rreth 20 mijë, duke bërë që SHBA të renditet si vendi i parë në botë për  numrin e të infektuarëve.  Deri më tani në SHBA janë shënuar si të sëmurë 2.143.177 persona.

Vala e parë nuk ka kaluar plotësisht dhe epidemia është zhvendosur nga Nju Jorku dhe verilindja drej një rripi të gjerë që mbulon jugun dhe perëndimin e vendit.

Është e rëndësishme të kujtojmë se kjo situatë është e pazakontë dhe se pandemia nuk ka përfunduar.”-  ka deklaruar Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Parandalimin dhe Luftën kundër Sëmundjeve.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll