Bota

“Ka shpifur ndaj familjes sime”, Osmani: Do padisë Thaçin, deklaratat e tij mund të nxisin dhunë

14 Qershor 2020, 13:28 Nga DOSJA
“Ka shpifur ndaj familjes sime”, Osmani: Do padisë

KOSOVË- Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka folur sot rreth përplasjes me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Në një intervistë Koha, ajo ka paralajmëruar padi ndaj presidentit Hashim Thaçi. Ajo tha se kjo gjë është e domosdoshme, pasi sipas saj është një shpifje që rrezikon familjen e saj, pasi kur e thotë institucioni i shtetit, mund të ketë njerëz që i besojnë dhe nxisin dhunë.

Me këto sjelljet e fundit fatkeqe të presidentit nuk është se më ka befasuar shumë sepse është kohë e gjatë që përdor gjuhë të ngjashme. Për fat të keq, sepse në skenën tonë politike, në kohën e pasluftës kur edhe vriteshin zyrtarët e LDK-së, që i shpallnin tradhtar e bashkëpunëtorë të Serbisë, ka qenë një periudhë kur partitë politike kishin një luftë me njëra-tjetrën. Për mua, që kurrënjëherë nuk e kam atakuar familjen e askujt, është me rëndësi që idetë e këqija t’i godasim ashpër por jo me familjarët e atyre që promovojnë këto ide”, tha tOsmani.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen në një kohë kur Presidenti Hashim Thaçi, është shprehur se familjarë të saj i kanë shërbyer Serbisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci vjosa osmani hashim thaci vjosa osmani

Sondazh

Poll