Bota

“Kombësia e dytë për trafikun e drogës”, Ekspertët: Lufta e hapur e bandave shqiptare në rrugët e Londrës, katërfis

14 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Kombësia e dytë për trafikun e drogës”,

BRITANI E MADHE– Pesë shqiptarë janë vrarë vitin e kaluar pasi bandat kanë rritur kontrollin e tyre në tregun e kokainës në Britaninë e Madhe. Trafikantët dhe kriminelët  shqiptarë po zhvillojnë një luftë të hapur në rrugët e Londrës, ndërsa përpiqen të zgjerojnë territorin e tyre që merret me drogë.

Dhjetë ditë më parë u shënua edhe sulmi i fundit, ku dy burra pjesë së bandës shqiptare u  qëlluan brenda një dite. Ndërkohë një 20-vjeçar është identifikuar në komunitetin shqiptar në Londër si shënjestër e atentatit ndaj Wilmington Gardens, Barking, në orën 2:15 të mëngjesit të së enjtes së 4 qershorit.  Oficerët e armatosur që shkuan në vendngjarje gjetën dy burrat e shtrirë e plagosur me armë zjarri.

Gashi, i cili ka jetuar në Britani për disa vjet, u tha se shkoi në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa personi i dytë nuk ishte shumë i rrezikuar nga plagosja. Ndërkohë një  26-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen që mbeti në tentativë.

Ajo pason vrasjet e pesë shqiptarëve vitin e kaluar, pasi bandat kanë rritur kontrollin e tyre në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, e vlerësuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) të ketë vlerë midis 9.4 miliardë dhe 11.8 miliardë paund në vit, dhe mbi 25.7 milion £ në ditë .

Përdorimi i kokainës në Britani të Madhe

NCA thotë se konsumi i kokainës në Angli, Uells dhe Skoci është rritur me të paktën 290 përqind nga viti 2011 në 117 ton në vit.

Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Britaninë e Madhe dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Britani, veçanërisht kokainën.”-ka deklaruar  një zëdhënës i NCA.

Në një faqe në Instagram, parë nga “The Sunday Telegraph”, një shqiptar postoi një video nga me mbishkrimin: Djemtë shqiptarë në Angli janë dembelë dhe nuk punojnë në një mënyrë të ndershme. Në mendjen e tyre është një gjë,  vetëm të shesin drogë. Kjo është ajo që ju ndodh në fund të marrëveshjeve të drogës. Më vjen keq për familjet e tyre. Shpresoj që pjesa tjetër të mësojë se jeta nuk është film apo aventurë. Mos mendoni se do të pasuroheni në një vit me drogë.

Mafia Shqiptare janë sindikatat kriminale të organizuara, për të cilët policia beson se po konsolidojnë fuqinë e tyre brenda botës së krimit në Britaninëe Madhe,  dhe janë në rrugën e tyre për të fituar sa më shumë në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke importuar kokainë direkt nga Amerika e Jugut, Mafia Shqiptare ka hequr ndërmjetësin, duke i bërë të mundur që ata të zvogëlojnë rivalët e tyre, duke blerë drogën me çerekun e  çmimit direkt nga kartelet.

Ndër vrasjet e trafikantëve të drogës është edhe ajo e Flamur Beqirit, 36-vjeçari me origjinë shqiptare, që qëllua para gruas së tij jashtë shtëpisë së tyre në jug të Londrës dhjetorin e kaluar.

Më vonë doli se ai ishte një nga burrat më të kërkuar të Suedisë. Policia njoftoi për një vrasje të dyfishtë të dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve u gjet në bagazhin e një makine të goditur me thikë.  Vetëm dy muaj më parë, një trafikant shqiptar, u vra në banesën e tij në Brighton.

Dy vrasje të tjera në korrik dhe shtator përfshinë një shqiptar që u qëllua jashtë një klubi nate në lindje të Londrës. Bandat shfrytëzojnë të rinj shqiptarë në Britaninë e Madhe, që joshen me premtime për punë dhe pasuri. Ata janë kombësia e dytë për trafikimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri i shqiptarëve në burg është katërfishuar nga 212 në 2013 në 999 në mars të këtij viti, duke përbërë 10 përqind të të gjithë shtetasve të huaj në burg.

Burimi: Telegraph

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kriminelët nga shqipëria mafia shqiptare kriminelët nga shqipëria mafia shqiptare

Sondazh

Poll