Bota

Përleshje të mëdha në Londër e Paris, protestuesit përplasen ashpër me forcat e policisë

14 Qershor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Përleshje të mëdha në Londër e Paris, protestuesit

FRANCË– Në kryeqytetin francez dhe atë britanik ditën e djeshme janë mbajtur protesta të dhunshme, ku janë arrestuar mbi  100 qytetarë. Oficerët e policisë janë sulmuar nga protestuesit, ku një pjesë prej tyre ishin aktivistë të ekstremit të djathtë, që kishin ardhur në kryeqytet edhe nga pjesë të tjera të vendit për të mbrojtur statujat.

Sa u përket këtyre protestave që shkaktuan edhe shumë dhunë,  ka reaguar edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

“Rrugaçëria raciste nuk ka vend në rrugët tona.”- është shprehur kryeministri  Johnson.

Plaçkitja dhe sjlljet vandale janë parë në të gjithë vendin nga protestuesit, ku tashmë mësohet se ka nisur një hetim, pari një qytetar u pa duke urinuar pranë një memoriali të policit Keith Palmer, i cili u vra në sulmin e Westminster të vitit 2017.

Përdhosjen ndaj monumentit të policit, ministrja e brendshme, Priti Patel e cilësoi  krejtësisht të turpshme. Por nga ana tjetër në Londër është parë që janë mbajtur edhe një sërë protestash paqësore kundër racizmit.

Pas dhunës së protestuesve në Britani, është parë që edhe policia franceze është përleshur me aktivistë që protestojnë në Paris kundër racizmit. Për të shpërndarë turmat dhe frenuar dhunën e protestuesve efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që hidhnin gurë teksa përpiqeshin të zhvillonin një marshim të ndaluar.

Tubimi ishte pjesë e një lëvizje mbarëbotërore të frymëzuar nga protestat e Amerikës për Black Lives Matter.

I gjithë tubimi është organizua nën moton: Drejtësi për Adama, duke iu referuar rastit të Adama Traore, një qytetar me ngjyrë që vdiq në paraburgim i shkak i policëve francezë para katër vitesh.

Mësohet se të paktën  15,000 protestues anti-racizëm u mblodhën në Place de la Republique në qendrën e Parisit pasditen e së shtunës. Sloganet e tyre që i përsërisnin vazhdimisht ishin:  Pa drejtësi, s’ka paqe, e shumë të tjera.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota oficerët e policisë protesta ne londer dhe paris oficerët e policisë protesta ne londer dhe paris

Sondazh

Poll