Bota

Mitsotakis: Greqia është destinacion i sigurt udhëtimi, e gatshme të mirëpresë turistët

14 Qershor 2020, 15:12 Nga DOSJA
Mitsotakis: Greqia është destinacion i sigurt udhëtimi, e gatshme

GREQI– E prekur prej fillimit të marsit nga koronavuirusi, Greqia ndërkohë po bëhet gati të mirëpresë turistët për sezonin veror. Nga dita e nesërme , 15 qershor 2020, në dy aeroportet e vendit do të rinisin  fluturimet ndërkombëtare, gjithashtu në të gjithë vendin do të hapen edhe hotelet sezonalë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nga ishulli Santorini, dje ka bërë deklaratën e shumë pritur për të gjithë turistët, që dëshirojnë  të kalojnë pushimet e kësaj vere në Greqi.

“Duke pasur përparësi sigurinë dhe shëndetin e tyre këtë verë Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët.”- tha Mitsotakis.

Përveç konferencës për shtyp, kryeministri grek ka biseduar edhe me qytetarët e Santorinit  dhe stafin mjekësor, e ndërkohë që mbante maskën mbrojtëse ai riktheksoi se duhet patjetër të transmetohet imazhi i sigurisë dhe organizimit.

“Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë por është shumë e rëndësishme të transmetoni një imazh të sigurisë dhe organizimit për vizitorët që do të arrijnë në Greqi gjatë verës. Sikundër bëmë edhe gjatë këtyre muajve teksa mbanin nën kontroll pandeminë dhe në valën e parë të pandemisë ia dolëm me sukses.”- tha kryeministri grek.

Pavarësisht se prej më shumë se 3 muajsh ka qenë në përballjen e vështirë me virusin, shteti helen ka gati një plan veprimi për ishujt, i cili përfshin më shumë staf mjekësor në dispozicion, ambiente të duhura për testime, përgatitjen e hoteleve karantinë dhe transportin ajror të disponueshëm për çdo transferim urgjent të nevojshëm.

Çdo shtetas i huaj që do të udhëtojë drejt Greqisë do të testohet, por çdo vizitorë që rezulton pozitivë duhet të karantinohet për 14 ditë.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi mitsotakis koronavirusi në greqi mitsotakis

Sondazh

Poll