Bota

Shkon në 33 numri i viktimave në Kosovë, ndërron jetë një 76-vjeçare nga Prizreni

14 Qershor 2020, 11:21 Nga DOSJA
Shkon në 33 numri i viktimave në Kosovë, ndërron jetë

KOSOVË- Numri i viktimave në Kosovë ka shkruar në 33. Sipas informacioneve nga spitali në Prishtinë, bëhet me dije se mëngjesin e sotëm një 76-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga COVID-19.

E moshuara ishte nga Prizreni dhe qe disa ditë ka qenë në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve e ndjera kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 persona, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me koronavirus. Ndërkohë ditët e fundit janë rritur dukshëm raste me COVID-19 në Kosovë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll