Bota

Fshihet historia/ Imazhi i Winston Churchill zhduket nga kërkimi në Google, protestuesit kërkojnë prishjen e statujës së t

14 Qershor 2020, 12:42 Nga DOSJA
Fshihet historia/ Imazhi i Winston Churchill zhduket nga kërkimi në

BRITANI E MADHE– Fotografia e Winston Churchill është zhdukur në mënyrë misterioze nga lista e kryeministrave britanikë, pasi me një kërkim në Google imazhi i tij nuk gjendet më. Për këtë shkak mëngjesin e sotëm protestuesit kanë bërë thirrje që statuja e tij të prishet. Por gjigandi i kërkimit ” Google” përmes një njoftimi zyrtar ka kërkuar falje duke thënë se do të rishikojë çfarë ka shkuar keq.

Në një kohë që vetëm përmes një klikimi shfaqen të gjithë emratg dhe imazhet e ish-kryeministrave britanik, Churchill mungon dhe nuk shfaqe si  gjithë figurat e tjera.  Edhe fotografia e Adolf Hitlerit, diktatorit  gjerman ishte gjithashtu, ndërkohë që fotoja e Churchill mungonte për disa orë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë Google pretendoi se imazhi u zhduk për shkak të një azhurnimi, duke premtuar më tej se ky problem do të zgjidhej sa më shpejt të jetë e mundur.

Që nga ora 11:30, imazhi i Churchill u kthye në listë, megjithatë motivi i zhdukjes së imazhit nuk është sqaruar  plotësisht.

Burimi: TheSun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota winston churchill winston churchill

Sondazh

Poll