Politike

FOTO: Dikur shokë shkolle dhe ‘patriotë’, Lleshaj dhe Rama s’bëjnë dallime partie, shëtitje në Kurbesh,

14 Qershor 2020, 14:19 Nga DOSJA
FOTO: Dikur shokë shkolle dhe ‘patriotë’, Lleshaj dhe Rama

MIRDITË– Festa e Selitës ka bërë bashkë opozitën dhe maxhorancën. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka takuar ‘patriotin’ e tij, ish-deputetin e LSI-së, Luan Ramën, i cili gjithashtu ka mbajtur të njëjtin post.

Të dy janë takuar në Kurbnesh, ish-qyteti minator i periudhës së diktaturës që sot është braktisur dhe tërësisht i rrënuar, ku banorët e dikurshëm të zonës janë rikthyer për të festuar ditën e Shna Ndout.

Si Lleshaj ashtu edhe Rama, kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në kishën e Kurbneshit duke bërë edhe një shëtitje në qytet. Mes dy kundërshtarëve politike, siç duket edhe nga pamjet, të dy nuk i kanë kursyer as buzëqeshjet ndaj njëri-tjetrit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike festa e shna ndojit luan rama sander lleshaj festa e shna ndojit luan rama sander lleshaj

Sondazh

Poll