Politike

“E ke marrë pagën e luftës”/ Qytetari që u ankua te Basha i përgjigjet Ramës: Ma kaluat me vonesë, e kisha dhe për f

13 Qershor 2020, 21:11 Nga DOSJA
“E ke marrë pagën e luftës”/ Qytetari që u ankua

TIRANË– Një qytetar, i identifikuar si Kastrito Muka, ka nxjerrë bllof kryeministrin Edi Rama, i cili përgënjeshtroi kreun e Partisë Demokratiker, Lulzim Basha, në lidhje me publikimin e personave që s’kanë marrë pagën e luftës.

Në një video-mesazh, Muka deklaron se atij i ka kaluar paga e luftës, ashtu siç thotë edhe kryeministri, ndërkohë që shton më tej se është ankuar për familjarët.

Përshëndetje unë jam Kastriot Muka, personi të cilit iu përfol emri emri për pagën e luftës. Mua paga më ka kaluar, me vonesë por më ka kaluar. Biseda me kryetarin e Partisë Demokratike nuk ka qenë vetëm për mua por edhe për pjesëtarët e tjetër të familjes time, të cilët kanë një agjensi.  Ata kanë aplikuar por nuk u është aprovuar asnjëherë kërkesa. Kjo gjë mund të verifikohet kollaj sepse aty punon djali im, që ka të njëjtin mbiemër dhe gjendet se kush është,”- dëgjohet të thotë ai.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarë dhe pronarë biznesesh. Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook një video të shpërndarë nga Basha, ku një qytetar në Durrës i thotë kreut të opozitës, se asnjë prej punëtorëve te biznesi i tij nuk ka marrë pagën e luftës. Rama shkruante me ironi se nuk dinte të qeshte apo të qante, sepse personat në video e kanë marrë pagën e luftës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kastriot muka lulzim basha edi rama kastriot muka lulzim basha

Sondazh

Poll