Politike

Meta takon zv/kryeministrin e Kosovës dhe ministren Haradinaj: I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndë

13 Qershor 2020, 19:08 Nga DOSJA
Meta takon zv/kryeministrin e Kosovës dhe ministren Haradinaj: I lumtur

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij, Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla).

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta ka publikuar një foto nga takimi, ku shkruan se është i lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla). I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,”- shkruan Meta krah fotos. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll