Politike

DEKLARATA/ Tre ditë tubim, Besa Shahini u drejtohet maturantëve: Në protesta pashë anëtarë të partive opozitare, e bindur

14 Qershor 2020, 13:45 Nga DOSJA
DEKLARATA/ Tre ditë tubim, Besa Shahini u drejtohet maturantëve:

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një deklaratë për shtyp lidhur me protestën që maturantët kanë zhvilluar për të tretën ditë para godinës së Ministrisë së Arsimit, për provimin e Letërsisë. 

Në fjalën e saj, Shahini tha se protesta ishte politizuar dhe se madje kishte dalluar në mes të të rinjve, edhe studentë që ishin pjesë e strukturave të partive opozitare. Ajo pranoi se debati ishte i nevojshëm por se duhej bërë nga ekspertët dhe jo nga politika. 

“Një debat që duhet të ndodhë, jo nga politika por ekspertët, për mënyra sesi po u mësohet gjuha shqipe në shkolla. Duhet të ndodhë nga ata që kanë mësuar letërsinë. Në fund, thashë disa të rinj kur iu referova protestuesëve sepse nuk e di kush po proteston, mesa pashë kishte studentë që ishin pjesë e partive opozitare dhe disa që ishin në universitet. Pashë që kishte dalë edhe një burrë. Jam e bindur që maturantët nuk identifikohen me këta persona,’-tha Shahini në fjalën e saj. 

DEKLARATA E PLOTË: 

Ju drejtohem sot sepse besoj se jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm. Një stërpolitizim i skajshëm, i cili shpërqëndroi nxënësit nga puna për provimet e radhës por edhe keqinformoi një debat që mund të ishte i dobishëm kombëtar për mënyrën si po zhvillohet sistemi i arsimit universitar. QSHA kanë adresuar të gjitha shqetësimet për mënyrën sesi është zhvilluar matura dhe si do të zhvillohen javën tjetër. Kjo është një çështje teknike që e organizojnë ekspertët e fushës dhe më pak ne që jemi persona politikë. Provimet Kombëtare nuk penalizojnë nxënësit. Kjo është e rëndësishme të përmendet. Është i dizajnuar që të masë njohuritë e nxënësve. Testi Piza që është standarti i vlerësimeve e bën këtë. Të gjitha vendet e tjera kanë shkuar drejt kësaj. Të masin kompetencat që nxënësit duhet të kenë. Pyetjet, dëgjova disa të rinjtë thoshin që kishin pyetje logjike, por kështu duhet të jetë. E mësojmë për ta përdorur drejt. Provimet kombëtare kanë filluar të masin kompetencat. Një debat që duhet të ndodhë, jo nga politika por ekspertët, për mënyra sesi po u mësohet gjuha shqipe në shkolla. Duhet të ndodhë nga ata që kanë mësuar letërsinë. Në fund, thashë disa të rinj kur iu referova protestuesëve sepse nuk e di kush po proteston, mesa pashë kishte studentë që ishin pjesë e partive opozitare dhe disa që ishin në universitet. Pashë që kishte dalë edhe një burrë. Jam e bindur që maturantët nuk identifikohen me këta persona. Ju uroj suksese nesër dhe për provimin e të enjtes.

Ndërkohë pak më parë maturantët kanë mbyllur protestën e tretë. Ata janë shprehur se do të vijojnë luftën e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që i kanë dorëzuar tek Ministria e Arsimit. Nxënësit janë shprehur se nuk do ketë bojkot të provimit të matematikës, por as protestat nuk do të ndalen. Ata thanë se tubimi nesër do të zhvillohet në orën 1, direkt pas provimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini matura shteterore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve besa shahini matura shteterore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve

Sondazh

Poll