Politike

SHËNIM: Pse tërheqja e Roshit dhe Troplinit rrezikon kërkesën e opozitës së re, shkelja në Kushtetutë

14 Qershor 2020, 08:46 Nga DOSJA
SHËNIM: Pse tërheqja e Roshit dhe Troplinit rrezikon

TIRANË– Opozita e re pak ditë më parë depozitoi zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore një projektligj që synonte ndryshime në Kushtetutë. Në bazë të projektligjit të iniciuar nga Myslim Murrizi dhe të mbështetur nga 28 deputetë të tjerë, Kushtetuta e Shqipërisë do ndryshohej në 2 nene dhe do garantonte lista të hapura dhe nuk do lejonte koalicione parazgjedhore.

Por dy ditë më vonë, dy deputetë që kishin firmosur për këtë kërkesë janë tërhequr, duke vënë në rrezik nismën. Deputeti Artur Roshi dhe Besnik Troplini janë shprehur se ata nuk janë dakord me ndryshimet.

NISMA E OPOZITËS

Në draftin e opozitës në Kuvend theksohet se partitë politike nuk lejohet të bëjnë koalicione parazgjedhore, por vetëm pas zgjedhjeve. Ndërsa ndërhyrje kërkohej të bëhej dhe në nenin 68 të Kushtetutës për lista të hapura.

Neni 2 Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon: Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”, është ky propozimi i ligjvënësve opozitarë.

RRËZIMI I NISMËS

Ditën e dorëzimit të nismës së re për ndryshime të Kushtetutës nga opozita kishin firmosur 29 deputetë, një më shumë nga sa kërkohej nga ligji. Por tashmë vetëm 27 deputetë kanë firmën e tyre në kërkesë dhe rrëzojnë automatikisht nismën e re. Në bazë të nenit 177, pika 1 të Kushtetutës duhen të paktën 28 deputetë që të iniciojnë ndryshimet në Kushtetuë. “Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit”, thuhet në Kushtetutë.

Në bazë të kësaj pike, kërkesa e deputetëve të opozitës tashmë është e paligjshme dhe nuk mund të vijohet më tej nëse deputetë të tjerë nuk e mbështesin.

SHKELJET E BËRA

Deputetët e opozitë së re dhe pse të premtën ishin në përputhje me nenin 177, pika 1 të Kushtetutës, ata kanë shkelur pikën 2 të këtij neni. Në bazë të nenit 177, pika 2 bëhet me dije se “Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme”.

Tashmë me tërheqjen e Roshit dhe Troplinit, nisma e opozitës rrezikohet që të rrëzohet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi besnik troplini opozita e re kerkon lista te hapura artur roshi besnik troplini opozita e re kerkon lista te hapura

Sondazh

Poll