Politike

Dy deputetë të opozitës braktisin Murrizin, tërheqin firmat nga kërkesa për lista të hapura: Kjo lloj ndërhyrje ruan sis

14 Qershor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Dy deputetë të opozitës braktisin Murrizin, tërheqin firmat

TIRANË- Dy ditë më parë ishte krah Myslim Murrizit dhe opozitarëve të tjerë në Kuvend, por sot ka dalë përball tyre. Deputeti Artur Roshi, i cili përfaqëson në Kuvend partinë Balli Kombëtar, është shprehur se ai do të tërhiqet nga kërkesa e opozitës së re për ndryshime të Kushteteturës që garantojnë lista të hapura dhe mospasjen e koalicioneve parazgjedhore.

Në një reagim në mediat sociale, Roshi shkruan se ‘anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar’. Sipas tij këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë dhe shton se kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë, ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot, ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.

Për të gjitha këto arsye Roshi shprehet se tërhiqet nga firma në kërkesë dhe shton se liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes, indetifikimin biometrik, votimin dhe numurimin elektronik. Por bashkë me të është tëhequr dhe deputeti Besnik Troplini, duke rrëzuar kështu përfundimisht kërkesën e opozitës së re në Kuvend.

REAGIMI I PLOTË I ARTUR ROSHIT

Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë ? Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashioh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit. Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave. Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë,megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave,që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kanditateve per deputet ne listat shume emerore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listes”.

Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë. Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë,ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot,ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik. Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto. Thënë më qartë,ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot.

Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre. Liria e votës,kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm. Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes,indetifikimin biometrik,votimin dhe numurimin elektronik,largimin e faktorit njrëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit,depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë.

Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti. Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet, por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat. Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë, për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve. Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi. Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës. Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë.

Pak ditë më parë opozita dorëzoi zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e saj se si duhej ndryshuar Kodi Zgjedhor. Myslim Murrizi, i mbështetur nga deputetët e tjerë opozitarë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në dy nene. Ata kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë lista të hapura dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore. Kjo kërkesë e tyre sot është mbështetur publikisht dhe nga deputeti i PS, Adnor Shameti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi besnik troplini opozita e re kerkon lista te hapura artur roshi besnik troplini opozita e re kerkon lista te hapura

Sondazh

Poll