Politike

Deputeti i PS del pro listave të hapura, Shameti: Nuk duhet të jetë tabu, të hiqen dhe koalicionet parazgjedhore

14 Qershor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Deputeti i PS del pro listave të hapura, Shameti: Nuk duhet të

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, ka reaguar sot në lidhje me propozimin e opozitës së re për lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Në një reagim në mediat sociale, ai shkruan se PS nuk duhet të ketë tabu listat e hapura dhe shton se është pro kësaj ideje.

Shameti ndër të tjera shkruan se “është e kotë që të mohohet që hapja e listave gëzon suport qytetar. Sipas ligjvënësit nga radhët e PS është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe të mos ketë koalicione parazgjedhore.

E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Këtu s’eshtë puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrsh si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura per te mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s’ka më lezet do thoshte gjyshi im”, është ky reagimi i plotë i Shametit.

Më herët deputeti ishte shpehur pro dhe ndryshimit të sistemtit zgjedhor, por kjo ide e tij nuk u përkrah nga deputetët e tjerë dhe as nga anëtarët e Këshillit Politik.

Reagimi i Shametit vjen në kohë kur opozita parlamentare ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e saj se si duhej ndryshuar Kodi Zgjedhor. Myslim Murrizi, i mbështetur nga deputetët e tjerë opozitarë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në dy nene. Ata kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë lista të hapura dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti listat e hapura sistemi zgjedhor adnor shameti listat e hapura sistemi zgjedhor

Sondazh

Poll