Politike

Videoja e bujshme Meta-Prifti, Dvorani: Kisha rezerva për procesin, provat nuk u shqyrtuan të gjitha…

13 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Videoja e bujshme Meta-Prifti, Dvorani: Kisha rezerva për procesin, provat

TIRANË– Ardian Dvorani është kthyer pas në kohë dhe ka komentuar vendimin për pafajësi ndaj Ilir Metës, që ai mori pas gjyqit për çështjen e videopërgjimit me Dritan Priftin.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, Dvorani u shpreh se i ka dhënë hakun kujtdo sipas ligjit, por që ka psur rezerva për procesin gjyqësor që u zhvillua, sepse sipas tij, provat nuk u shqyrtuan të gjitha, seancat me dëshmitarë nuk u kryen të gjitha, ekspertiza amerikane ishte e vlefshme, ndërsa ajo shqiptare, e padenjë.

Ai është një vendim prej 100 e ca faqesh. Prej tyre 26 faqe është mendimi im që është ndryshe nga pjesa tjetër e trupës gjykuese. Por ka një parim. Për aq kohë sa nuk është provuar fajësia, gjyqtari nuk mund të japë vendim ndryshe. Gjyqtari është i ftohtë, mund të gjykojë jashtë seancës çfarë të dojë. Por në seancë merr vendim mbi materialet e dosjes. E kam thënë se isha pro pafajësisë, por kisha rezerva për të gjithë procesin. Provat nuk u shqyrtuan të gjitha, seancat me dëshmitarë nuk u kryen të gjitha, ekspertiza amerikane ishte e vlefshme, ekspertiza shqiptare ishte e padenjë e kështu me radhë. E dini ju që Gjykata e Lartë në atë kohë nuk e pa dhe nuk e dëgjoi atë që panë të gjithë? Në sallë nuk u pa dhe nuk u dëgjua,”– tha Dvorani, ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta u akuzua në vitin 2011 për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti më 1 mars 2010. Videoja bëri bujë në kohën që u publikuar dhe biseda e regjistruar mes Metës dhe Priftit, u bë virale.

Videoja u bë publike në emisionin Fiks Fare. Meta doli në konferencë dhe tha që videoja ishte një montazh nga Edi Rama, ndërsa Prifti deklaronte se nuk kishte ndërhyrë. Çështja u mbyll dhe Meta mori pafajësinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani dritan prifti ilir meta videoja meta-prifti ardian dvorani dritan prifti ilir meta videoja meta-prifti

Sondazh

Poll