Aktualitet

Rritja e numrit të të prekurve, Ministria ‘kërcënon’ qytetarët dhe bizneset: Masat ndëshkuese janë në fuqi, do ndës

14 Qershor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Rritja e numrit të të prekurve, Ministria

TIRANË- Ministira e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave të COVID-19 në 24 orët e fundit u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat. Rovena Daja nga ISHP u shpreh se shumë nga rastet e reja po zbulohen në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.

Ndërkohë ajo është shprehur se masat për shkelësit e ligjit janë në fuqi dhe do nisin ndëshkimet nëse nuk ka reflektim. “Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve”, tha Daja.

Po ashtu ajo u shpreh se me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për përsonat e prekur nga COVID-19. Ndërkohë u bëri dhe një aplet  subjekteve tregtare që të pajisin punonjësit me maska dhe të kenë barrierat mbrojtëse, të cilat janë të detyrueshme.

Reagimi vjen në një kohë kur në vendin tonë është shënuar rekord i ri me numrin e të infektuarve përgjatë 24 orëve që nga nisja e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 57 raste të prekur me COVID-19. Sot janë kryer 362. Kruja ka sot numrin më të lartë të rasteve ditore, pasi janë zbuluar 22 raste, ku 16 prej tyre lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. Në total numri i rasteve aktive është 441 dhe i të prekurve që nga nisja e pandemisë 1521.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rovena daja koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rovena daja

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 07:25

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, P...