Aktualitet

Debati për testin e Maturës, taksonomia e pyetjeve sipas Benjamin Bloom (FOTO)

14 Qershor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Debati për testin e Maturës, taksonomia e pyetjeve sipas Benjamin

TIRANË- Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetrore 2020, prej ditësh po diskutohet nga të gjithë. Ishin maturantët me protestën e tyre që sollën një reagim të fortë publik dhe kërkesë llogarie nga Ministri e Arsimit për cilësinë e pyetjeve. Fondacioni “Henrietta Leavitt” në një postim në mediat sociale, ka treguar se si duhet të jetë një test dhe çfarë pyetjet duhet të përmbajë.

 Autori Benjamin Bloom ka krijuar taksonomisë e pyetjeve, ku me anë të një piramide ka treguar se si duhet të pjesë niveli i tyre.  Sipas këtij autori, pyetjet duhet të jenë të njohjes, të të kuptuarit dhe pyetjet e zbatimit, të cilat kanë vështirësi të ndryshme nga njëra tjetra.

“Meqenëse jemi në fazën e diskutimit të testit të letërsisë së Maturës Shtetërore 2020. Më poshtë një përmbledhje për pyetjet e nivelit të ulët, sipas B. Bloom: Pyetjet e njohjes. Janë niveli më i ulët i taksonomisë. Pyetjet e njohjes kërkojnë që nxënësit të mbajnë mend fakte të rëndësishme, përkufizime apo vlera. Duke iu përgjigjur një pyetje të njohjes, nxënësi tregon se mban mend diçka dhe ka aftësinë të riprodhojë njohuri. Mangësi: pyetjet e njohjes theksojnë më shumë rikujtimin, se sa të kuptuarit.

Pyetjet e të kuptuarit. Zakonisht përmbajnë këto folje: interpreto, konkludo, mbro, përgjithëso, përkufizo, parashiko, perifrazo. Këto lloj pyetjesh kërkojnë, zakonisht: ndryshimin e informacionit nga një formë, në një tjetër (fjalë me fjalë, grafik me fjalë dhe anasjelltas, etj); ose përshkrimin e lidhjes midis dy a më shumë ideve.

Pyetjet e zbatimit. Këto lloj pyetjesh kërkojnë që nxënësit jo vetëm të mbajnë mend dhe të kuptojnë informacionin e paraqitur, por edhe ta përdorin atë për të zgjidhur probleme. Ato janë pyetje që përfshijnë parime/ligje të mësuara më parë në zgjidhjen e problemave të reja”.

Ky reagim vjen në një kohë kur maturantët prej tre ditësh po protestojnë kundër Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë rishikim të tezës dhe rivlerësim të njohurive të tyre. Maturantët ankohen për cilësinë e testit, por Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore janë shprehur se testi nuk ka gabime shkencore. Nga ana tjetër ministria është tërhequr në dy pika, pasi koha e testeve të tjera do jetë 2.5 orë dhe ka deklaruar se mund të ketë rishpërndarje të pikëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet benjamin bloom protesta e maturanteve taksonomia e pyetjeve benjamin bloom protesta e maturanteve taksonomia e pyetjeve

Sondazh

Poll