Aktualitet

“Kush është Turi?”, sfida e re në rrjet, qytetarët në garë për të zbuluar personazhin që ‘çmendi’ maturantët.

14 Qershor 2020, 06:28 Nga DOSJA
“Kush është Turi?”, sfida e re në rrjet,

TIRANË- Maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë nisur protesta, pasi sipas tyre testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë kishte pyetjet absurde. Një prej pyetjeve të testit është bërë publike dhe personazh kryesor është Turi.

Ai së bashku me disa shokë është duke lunduar me një varkë dhe hasin në vështirësi pasi deti kishte dallgë. Pyetja që është bërë nga ministria për maturantët, kërkon gjetjen e përgjigjes së saktë se çfarë veprimi kishte bërë Turi në ato momente kur varka po mbytej.

Maturantët shprehen se kjo pyejte është absurde dhe nuk ka lidhje fare me programin që kanë bërë shkollë, ndërsa ministria këmbëngul se Turi ishte hedhur nga varka duke shpëtuar vetë dhe la shokët që të mbyteshin.

Por ditët e fundit në rrjet ka nisur dhe një garë e re, që pas momentit që u mësua se çfarë kishte bërë Turi. Tani të gjithë janë fokusuar tek zbulimi i personazhit Turi, se kush është ai. Aktori Julian Deda në një postim shkruan me humor se Turi është infektuar me COVID-19 dhe kërkon nga publiku të gjejnë se çfarë ka bërë ai pasi e ka marrë vesh që ishte sëmurë.

“Pyetje: Turi shkoi te spitalet per te vizituar nje shokun e tij, qe kishte operuar apendisitin. Gjate vizites aty, Turi u infektua me Covid19. Çfare beri Turi pasi e mori vesh?  a) Duke u perqendruar, Turi u perpoq te kujtonte kush mutin ja ngjiti?  b) Turi nuk e vuri ujin ne zjarr, sepse gjithsesi e dinte qe do infektonte edhe miqte e tij?  c) Turi u hodh nga dritarja e pare majtas e spitalit duke u bere direkt anetar i partise socialiste per merita te veçanta ne shoqeri?”, shkruan aktori Julian Deda.

Ndërkohë në një postim në mediat sociale, moderatorja Eva Idrizllari jep katër alternativa se cili mund të jetë Turi. “Gjeni kush eshte #Turi i testit: A – Arturo Ui B – Artur Zheji C – Artur Çani D – Artur Gorishti ?”, shkruan modetatorja Eva Idrizllari.

Njeriu i memeve Genc Sejko, Turin e testitn e krahason me një gomar, me tej me Edi Ramën, por sërish nuk është i bindur se cili mund të jetë Turi i vërtetë.

Po ashtu në rrjet qarkullon dhe një foto montazh, ku në debatin për Turin është përfshirë dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kush eshte turi matura shteterore 2020 protesta e maturanteve kush eshte turi matura shteterore 2020 protesta e maturanteve

Sondazh

Poll