Aktualitet

EMRI/ Ishte dënuar me 6 vite burg, policia arrestohet 42-vjeçarin në Vlorë

14 Qershor 2020, 07:58 Nga DOSJA
EMRI/ Ishte dënuar me 6 vite burg, policia arrestohet 42-vjeçarin

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot 42-vjeçarin Agron Velaj, i cili prej kohësh ishte në kërkim. Në një njoftim për mediat Policia e Vlorës ka bërë me dije se Velaj u kap në zonen e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Shifra e narkotikëve ka ndodhur në janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e personave në kërkim. Gjatë operacionit policor të koduar “Novosela” u kap dhe u vu në pranga i kërkuari në fushën e narkotikëve, i dënuar me 6 vite burg. Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Novosela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dha arrestimi i shtetasit në kërkim:

Agron Velaj, 42 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas u kap në zonen e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ngjarja i referohet muajit janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron velaj policia vlore trafiku i kanabisit agron velaj policia vlore trafiku i kanabisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 07:25

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, P...