Aktualitet

Kompania “Rozafa” në Elbasan nxjerr punëtorët në protestë: Nuk ka ndotje. Punëtorja: Më pështyni mua, po u ndot lumi

14 Qershor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Kompania “Rozafa” në Elbasan nxjerr punëtorët në

ELBASAN- Kompania “Rozafa” në Elbasan, e cila akuzohet për ndotje të lumit Shkumbin kanë dalë sot në protestë. Punëtorët dhe administratorët e kompanisë janë shprehur se nuk ka ndotje, pasi peshku dhe karkalecat përpunohen me teknologji të lartë.

Jam administratore e kompanisë Rozafa, kam filluar punë që në fillim. Nuk ka ujë të ndodur. Flasim për lumin Shkumbin. Ne kemi 5 puse të licencuara dhe nuk u kemi vjedhur ujin qytetarëve. Këto punëtore pastrojnë karkalecat dhe nuk ka ndotje ujë, pasi nuk ka kimikate. Të gjitha mbetjet kanë filtrime dhe nuk kanë dëme. Ju shikoni ujin e kuq, por uji do jetë i kuq por nuk ka ndotje. Mbetje të ngurta? Nuk ka pasi mbetjet e ngurta nuk derdhen në lum pasi ne kemi kontraktuar një kompani tjetër që vjen e i merr”, u shpreh administratorja.

Ndërkohë një prej punëtoreve të kompanisë u shpreh se nuk ka ndotje në lum dhe tha se duhet tu vijë turp të gjithëve që thonë këtë gjë. “Unë jam banore e këtij fshati dhe jam punëtore, nuk ka ndotje në lum. Turp tu vijë atyre pisave që thonë se ka ndotje dhe thonë se u janë vjedhur pronar”, tha ajo.

Ndërsa një punëtore tjetër u ka bërë një sfidë të gjithëve, duke thënë se nëse ka ndotje mund ta përshtynin të gjithë. “Hajde të shkojmë bashkë në lum të marrim ujin dhe të bëjmë analizat nëse ka ndotje më pështyni të gjithë mua”, tha ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kompania rozafa ndotja ne lumin shkumbin kompania rozafa ndotja ne lumin shkumbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 07:25

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, P...