Aktualitet

Rikthehet COVID-19 në Vlorë, në 24 orët e fundit dyshohet se janë 9 persona të infektuar

14 Qershor 2020, 07:12 Nga DOSJA
Rikthehet COVID-19 në Vlorë, në 24 orët e fundit dyshohet se

VLORË- COVID-19 është rikthyer sërish në Vlorë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit epidemiologët në terren kanë zbuluar 9 raste të reja me koronavirus.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tamponet janë të dy ditëve më parë, por përgjigjet kanë dalë pasditen e djeshme. Më tej shtohet se 9 rastet janë kontakt të një rasti tjetër të konfirmuar disa ditë më parë, që riktheu frikën tek qytetarët në Vlorë.

Rikthimi i COVID-19 në Vlorë rikthen edhe njëherë frikën se virusi nuk është larguar dhe nuk e humbur fuqinë e tij, pasi qyteti bregdetar ishte një nga vendet që u prek më parë nga sëmundja vdekjeprurëse.

Ditën e djeshme u shënua rekordi i ri me numrin e të prekurve brenda 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në bazë të testeve të bëra nga epidemiologët u zbuluan 48 persona të prekur. Rastet e reja u zbuluan: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Ditët e fundit po ashtu është vënë re rritje e numrit të rasteve dhe ka alarmuar autoritetet. Që nga nisja e pandemisë në Shqipëri janë 1464 raste të konfirmuara me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid 19 ne vlore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid 19 ne vlore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll