Aktualitet

VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit me 24 vite burg në Itali. Arrestohet 31-vjeçari në Patos (EMRI

14 Qershor 2020, 07:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas

FIER– Idajet Saliaj ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Fier, pasi prej kohësh ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Ai është dënuar me 24 vite burg në Itali për “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, por fshihej në Patos. 

Në një njoftim për mediat nga Policia e Fierit bëhet me dije se dje dhe sot është bërë i i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Patos.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “PRIMO”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Interpol Tirana dhe zyra ndërlidhëse Interforza. Bie në prangat e Policisë 31-vjeçari nga Patosi, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “PRIMO”.

Si rezultat i operacionit, në qytetin e Patosit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Patos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, Itali, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier idajet saliaj policia fier arrestim ne fier idajet saliaj policia fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 07:25

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, P...