Aktualitet

Sërish rekord të infektuarish, në 24 orë regjistrohen 57 raste. Ministria: Nxisim punën nga shtëpia, bizenset që s’resp

14 Qershor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Sërish rekord të infektuarish, në 24 orë regjistrohen 57

TIRANË- Sot është shënuar një rekord i ri me numrin e të infektuarve përgjatë 24 orëve që nga nisja e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 57 raste të prekur me COVID-19, duke shënuar rekordin e ri dhe duke risjellë edhe njëherë frikën e virusi është i rrezikshëm dhe nuk është zhdukur.

Po ashtu bëhet me dije se janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, një numër relativisht i lartë. Kruja ka sot numrin më të lartë të rasteve ditore, pasi janë zbuluar 22 raste, ku 16 prej tyre lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre.

Përhapja e koronavirusit është dhe në Tiranë me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Shumë raste janë kontakte të rasteve të mëparshme, por ka dhe raste të reja për të cilat ka nisur hetimi epidemiologjik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, dhe raste gjithësej që nga nisja e pandemisë janë 1521.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rovena daja koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rovena daja

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2020, 07:25

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura kohët e fundit në këtë qytet. Në një njoftim për mediat, P...