Aktualitet

Policia u rikthehet kontrolleve me radar dhe zbulon ‘garat’ në rrugët e Tiranës: Kemi hequr 9 patenta, ecnin me 166 km/h

14 Qershor 2020, 05:35 Nga DOSJA
Policia u rikthehet kontrolleve me radar dhe zbulon ‘garat’ në

TIRANË- Policia e Shtetit gjatë natës ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore në kryeqytet, ku ka zbuluar se shumë shoferë kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Në një video të postuar në mediat sociale, Policia bën me dije se kontrollet janë bërë me radar.

Mësohet se janë evidentuar 9 drejtues mjetesh që ecinin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit. Sipas bluve të Tiranës ata qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë.

“Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar ?, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh. Mos nxitoni për të arritur fundin?, apo ?✍??, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara ne tirane kontrolle me radar policia tirane shoferet problematike gara ne tirane kontrolle me radar policia tirane shoferet problematike

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...