Aktualitet

MASR thirrje maturantëve: Përgatituni për provimet e ardhshme, problematikat janë adresuar në QSHA

13 Qershor 2020, 17:54 Nga DOSJA
MASR thirrje maturantëve: Përgatituni për provimet e ardhshme,

TIRANË– Nina Guga, zv.ministrja e arsimit u ka bërë thirrje maturantëve që të përgatiten për provimet e ardhshme.

Përmes një deklarate për mediat, Guga u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim protestat dhe se problematikat që janë dorëzuar, janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila, sipas Gugës, do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet.

Për sa i përket “cut-off”-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë. Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.

Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet. Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet. Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë,’– tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Maturantët dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren.  Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nina guga protesta e maturanteve nina guga protesta e maturanteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...