Aktualitet

“Nuk e dija ç’kishte poshtë, bëj transportin”, flet shoferi që iu gjetën 500 mijë euro në kamion

13 Qershor 2020, 18:11 Nga DOSJA
“Nuk e dija ç’kishte poshtë, bëj

DURRËS– Andon Thanasi, shoferi i kamionit ku u gjetën afro 500 mijë euro të padeklaruara është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me paratë.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se Thanasi është shprehur se bën vetëm punën e transportit dhe nuk e kishte idenë se ç’kishte poshtë kamionit.

Nuk e dija ç’kishte poshtë kamionit, bëj vetëm transportin,”- mësohet të jetë shprehur ai.

Në orën 01:30 të mëngjesit të sotëm, skaneri në portin e Durrësit, zbuloi afro 500 mijë euro në një kamion që vinte nga Italia. Kamioni me targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U, rezulton të jetë në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk, e cila bën shërbimin e transportit për palë të treta dhe rezulton në emër të biznesmenit me iniciale A.K..

Kamioni kishte dalë para katër ditësh nga Shqipëria për t’u kthyer me materiale të lëndës së parë, për prodhim këpucësh, në një fasoneri, por bashkë me materialet, ka sjellë edhe shumën e majme të parave.

Zbulimi i lekëve, të ndara në pesë qese plastmasi dhe të fshehura në pjesë të ndryshme të kamionit, u bë nga skaneri. Pas konstatimit të parave, shoferi u vu në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon thanasi durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres andon thanasi durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...