Aktualitet

Kërkesat e maturantëve, QSHA: Jemi të gatshëm të ngremë grupe vlerësimi me mësues me përvojë, për testet jemi bazuar

13 Qershor 2020, 18:02 Nga DOSJA
Kërkesat e maturantëve, QSHA: Jemi të gatshëm të

TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore ka reaguar disa orë pasi maturantët dorëzuan draftin e tyre me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Me anë të një reagimi zyrtar, QSHA shprehet sepërsa u përket ankesave të maturantëve, është e gatshme të ngrejë në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura.

Përgjigje ndaj kërkesës së paraqitur në MASR

QSHA sqaron sa më poshtë: QSHA është e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura. QSHA garanton profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e specialistëve kontribues në hartimin e testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite. QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues. Ky program është hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

Identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant është bërë për dy arsye:
●së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja
skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe
jo nga vlerësues fizikë. Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara
(p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe
siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.
●së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen
e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi
secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të
mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset. Veç të tjerash,
materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është
ngritur për të garantuar transparencën e procesit.  2. Për sa i takon personalizimit të testeve, në të gjitha rastet, edhe nëse përdoren barkode, testet mund të jenë të identifikueshme lehtësisht nga QSHA. Institucioni e ndërton procedurën e vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve dhe publikimin e rezultateve të tyre mbi protokolle sigurie tejet të larta, të cilat nuk cenojnë konfidencialitetin e të dhënave. QSHA mbetet në dispozicion të çdo kërkese nga ana e maturantëve për të parë jo vetëm saktësinë e vlerësimit, por edhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Provimet kombëtare, janë vlerësime të jashtme, që matin në mënyrë të standardizuar arritjet e nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të lartë, përkundrejt vlerësimit të brendshëm të shkollës. Si të tilla, ato priren të garantojnë një standard vlerësimi në nivel kombëtar. QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se, edhe në rastin e shkollave profesionale, testi është bazuar në programin orientues përkatës.

Përgjigjia e QASH

Maturantët dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren.  Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e maturanteve qendra e sherbimeve arsimore protesta e maturanteve qendra e sherbimeve arsimore

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...

Aktualitet 13 Qershor 2020, 14:39

DURRËS– Paratë që u sekeustruan ditën e sotme në Durrës kapin vlerën e afro 500 mijë eurove. Dosja.al mëson se shoferi i kamionit, ku ishin të fshehurave e...