Aktualitet

Ekstradimi i Zukhurov, avokati Asllan Dogjani: Gjermania nuk e akuzon fajtor për asnjë vepër penale, klienti im u vetëdorëz

13 Qershor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Ekstradimi i Zukhurov, avokati Asllan Dogjani: Gjermania nuk e akuzon fajtor

TIRANË– Asllan Dogjani, avokati i Komron Zukhurov, i cili u vu në pranga pasi akuzohet se do të vriste biznesmenin Alban Aliko shprehet se ka në duar vendimin e Gjykatës Gjermane dhe se në asnjë rresht nuk përmendet emri i klentit të tij për ndonjë vepër penale.

Dogjani ka depozituar në Gjykatë konkluzionet e çështjes së ekstradimit të Zukhurov, ku shkruan se është i detyruar të pranojë ekstradimin e klientit të tij drejt shtetit gjerman, vetëm me kushtin që të mos dërgohet në shtetin e origjinës Tajikistan apo dhe Rusi pasi aty i rrezikohet jeta për shkak të bindjeve te tij politike.

Ndër të tjera, avokati shton se Komron Zukhurov është dorëzuar vetë në polici dhe se nuk ka pasur asnjë lloj operacioni që e ka vënë në pranga.

“….Sjellim ne vemendje te Gjykates se personi per te cilen kerkohet ekstradimi ka qene viktime e dhunes se ushtruar dhe trajtimeve c’njerzore ne shtetin e origjines, rrethana keto te vertetuara nga akti i ekspertimit mjekoligjor, bashkelidhur fotografite, administruar ne seancen per caktimin e mases se sigurise. Ketij fakti i shtohet dhe rrethana e percuar nga autoritetet Gjermane se…(Sipas Bakaev) – ata e kishin ndare ideologjine e SHI si dhe deshiren per nje lufte te armatosur – fillimisht kunder qeverise se Tajikistanit.

Vlersojme se keto fakte jane mese te mjaftueshme qe nga ana e Gjykates te kushtezohet  dhenien e ekstradimit me kushtin e mosdorezimit te te ekstraduarit ne Tajikistan apo dhe Rusi.

Qe nje rrezik i tille persa i perket trajtimeve cnjerezore dhe perndjekjes politike eshte eminent, rezulton dhe nga vendimet e dhena nga GjEDNj ndaj Tajikistan si dhe raportet e shumta te Amnisty Internatonal, Komiteti Kunder Tortures, OKB (bere prezent perpara Gjykates ne seancen per caktimin e mases se sigurise).

Vec sa me siper, risjellim ne vemendje te Gjykates berjen prezent ne menyre eksplicite te rrethanes lehtesuese ku kilenti insiston dhe kerkon qe te pasqyrohet  vertetimi i rrethanes se dorezimit vullnetar per efekt ekstradimi prane autoriteteve shqiptare, rrethane kjo qe padrejtesisht ometohet nga organet e policise dhe te prokurorise. Pasqyrimi i nje fakti te tille ka shume rendesi per ceshtjen dhe eshte tregues i pastertise se tij (pafajesise se tij), dhe ne rastin me te keq tregon sjellen pozitive te personit per te cilin kerkohet ekstradimi ne raport me organet e drejetesise,”- shkruhet ndër të tjera në shkresën e depozituar nga Dogjani në Gjykatë.

Perfundimisht, pavarsisht mungeses se provave dhe fakteve qe shoqerojne kerkesen, te kushtezuar nga pelqimi i personit qe kerkon te ekstradohet, ne funksion te shterimit te rruges gjyqesore, jemi dakort qe te pranohet kerkesa duke lejuar ekstradimin ne Gjermani me kusht qe te mos dergohet ne shtetin e Origjines Tajikistan apo dhe Rusi pasi aty i rrezikohet jeta per shkak te bindjeve te tij politike,”– e përmbyll shkresën avokati.

 24-vjeçari u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste dhe dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS. Ndërkohë në Shqipëri u raportua se kishte ardhur për të ekzekutuar biznesmenin Albano Aliko, për të cilën do të paguhej 40 mijë dollarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asllan dogjani komron zukhurov asllan dogjani komron zukhurov

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...