Aktualitet

Përlotet profili i Hekuran Billës! Miq e familjarë ‘derdhin’ dhimbjen mbi foto, biseda me profesorin: E paç jetën të g

13 Qershor 2020, 20:01 Nga DOSJA
Përlotet profili i Hekuran Billës! Miq e familjarë

TIRANË– Profili i Hekuran Billës në rrjetet sociale është i tejmbushur me mesazhe ngushëllimi, dy vite pas vdekjes së tij. Dosja.al ka siguruar dhe jus jell më poshtë, dhjetëra komente të miqve, dashamirësve e familjarëve të Billës, që njihet nga shokët si Daja Lani.

Shumë prej tyre, e konsiderojnë Lanin si një njeri të shtrenjtë për zemrën e tyre.

E humbem nje shok te ngushte nje mik te vjeter qe u rritem bashke !!! Zoti e paste cu ne xhehnet …….
Ngushllime familjes vllezerve dhe gjithe miqve….. dite e zeze per gjithe miqte e tij……….”– shkruan dikush.

Ngushellimet ma te thella per humbjen e Lanit!”– shkruan një tjetër.

ky djal i mbylli syt per gjithmon! ky do jet n zemrat tona. qofte i xhenetit,”- vijon dikush më tej.

Por mes komenteve, bie në sy, një urim i një personi, të cilin Hekuran Billa e konsideron professor. Personi në fjalë i uron ditëlindjen më 2 nëntor dhe uron që ai ta ketë jetën të gjatë e të lumtur.

Sa bukur te uroj gjithe te mirat o Lano te kesh jeten e gjate Dhe te lumtur Klm,”– shkruan ai.

Shume flm presor Zoti te rujt,”– ia kthen Billa.

Hekuran Billa u ekzekutua dy ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes,  biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

Dosja.al raportoi sot, ekskluzivisht, se Hekuran Billa gjithashtu njihej si miku i ngushtë i reperit “Noizy” dhe grupit OTR, ku bën pjesë edhe Lil Koli. Prej gati 15 vitesh ai ishte pjesë e vëllazërisë “OTR”, dhe shoqërohej me shumë prej djemve të grupit. Siç shihet edhe në foto, stili OTR nuk mungon tek 40-vjeçari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa ekzekutohet hekuran billa hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...