Aktualitet

Përfundon numërimi, në Portin e Durrësit u sekuestruan afro 500 mijë euro, u gjetë të mbështjella në qese të zeza

13 Qershor 2020, 19:37 Nga DOSJA
Përfundon numërimi, në Portin e Durrësit u sekuestruan afro

DURRËS– Në Portin e Durrësit përfudnoi numërimi i parave të sekuestruara, Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, poshtë kamionit që u ndalua mesditën e sotme, janë gjetur dhe sekuestruar afro 500 mijë euro.

Më konkretisht 498 mijë e 850 euro. Siç shihet edhe në video, paratë janë gjetur në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios. Pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar drejtuesi i kamionit, 56-vjeçari Andon Thanasi, i cili akuzohet  për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë Port, Durrës.

Kontrolle të shtuara, si në dalje, ashtu dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. Bashkëpunimi i shkëlqyer i strukturave doganore dhe policore çoi në evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie të madhe valute në euro, gjithsej 498.850 Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që transportonte shumën e eurove. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit rezultoi se në to kishte 498.850 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...