Aktualitet

ME VIDEO/ Merr flakë apartamenti në Astir, flakët dhe tymi alarmojnë banorët

13 Qershor 2020, 18:46 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Merr flakë apartamenti në Astir, flakët dhe tymi

TIRANË– Një apartament në Astir ka marrë flakë. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, apartamenti, në katin e gjashtë, është përfshirë nga zjarri.

Tymi ka mbuluar zonën dhe në pamje duket që të gjithë fqinjët kanë dalë në ballkon, të shqetësuar nga ajo që po ndodh.

Fatmirësisht, mësohet se ngjarja në fjalë ka përfunduar me dëme material, pasi në apartament nuk ndodhej askush kur ra zjarri, sepse nuk jetonte njeri prej muajsh.

Zjarrfikësja vuri nën kontroll flakët dhe gjithçka u mbyll. Ndërkohë, mësohet se po hetohet për shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake apartamenti ne yzberisht tirane yzberisht merr flake apartamenti ne yzberisht tirane yzberisht

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 13:25

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. ...