Aktualitet

13 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA

DURRËS– Afro 500 mijë euro, konkretisht 498 mijë e 850 euro, janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, para të cilat rezultuan të padeklaruara. Dosja.al mëson se në orën 01:30, të mengjësit të sotëm, trageti që vinte nga Barti ka zbarkuar në Portin e Durrësit, brenda të cilit është pikasur kamioni me paratë e fshehura.

Mjeti i transportit, i llojit kamion, me me targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U, rezutlon të jetë në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk, e cila bën thjesht shërbimin e transportit për palë të treta dhe rezulton në emër të biznesmenit me iniciale A.K..

Kamioni kishte dalë para katër ditësh nga Shqipëria për t’u kthyer me material të lëndës së parë , për një kompani që prodhon këpucë, në një fasoneri, por bashkë me materialet, ka sjellë edhe shumën e majme të parave.

Zbulimi i lekëve, të ndara në pesë qese plastmasi,  dhe të fshehura në pjesë të ndryshme të kamionit, u bë nga skaneri.

Pas konstatimit nga pala shqiptare në Doganë, është bërë edhe njoftimi i policisë dhe operacioni ka vijuar të kryhet nga sektori i Departamenti kundër Krimeve të Rënda. Në lidhje me ngjarjen në fjalë është arrestuar shoferi i kamionit ku ishin fshehur paratë.

Bëhet fjalë për një 54-vjeçar nga Tirana, të identifokuar si Andon Thanasi. Ai akuzohet për veprën penale të “Mosdeklarimit të të ardhurave në kufi”, ndërkohë që bëhet me dije se operacioni është në vijim.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se Thanasi është shprehur se bën vetëm punën e transportit dhe nuk e kishte idenë se ç’kishte poshtë kamionit. “Nuk e dija ç’kishte poshtë kamionit, bëj vetëm transportin,”- mësohet të jetë shprehur ai.

Pritet të ketë të tjerë të shoqëruar.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 14:39

DURRËS– Paratë që u sekeustruan ditën e sotme në Durrës kapin vlerën e afro 500 mijë eurove. Dosja.al mëson se shoferi i kamionit, ku ishin të fshehurave e...