“Sikur lotët të ndërtonin shkallë”/ Në zi për vdekjen e Daja Lanit, reperi i grupit të Noizyt Lil Koli, publikon varg
13 Qershor 2020, 16:27Nga DOSJA
TIRANË– Sokol Daku, reperi i njohur me emrin e artit si Lil Koli, është shfaqur i mallëngjyer ditën e sotme, dy ditë pas ekzekutimit të mikut të tij të zemrës, Hekuran Billa.
Përmes një statusi në Instastory, Lil Koli ka zgjedhur të publikojë pargjet e poezisë “Një mijë herë”, për të shprehur dhimbjen që ndjen pas vdekjes së 40-vjeçarit, të cilin e thërriste Daja Lani.
“Në kujtim….Na u thye zemra që të humbëm, por ti nuk ike vetëm. Një pjesë e jona iku me ty, ditën që Zoti të mori në shtëpinë e tij. Nëse lotët do të ndërtonin një shkallë dhe dhimbja e zemrës do të kthehej në rrugë, ne do të mund të udhëtonim drejt Parajsës, që të kthenin sërish këtu…Të deshëm fort sa ishe gjallë, edhe pse i vdekur, të duam sërish….në zemrat tona ti ke një vend, që s’e mbush dot askush…RIP Daja, përgjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë, deri në ditën që do të takohemi sërish,” – shkruan Lil Koli në Instastory, teksa vihet re që profili i tij i Instagramit është në zi, pasi ka vendosur edhe foton me fjongo të zi.
Hekuran Billa u ekzekutua dy ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.
Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.
Dosja.alraportoi sot, ekskluzivisht, se Hekuran Billa gjithashtu njihej si miku i ngushtë i reperit “Noizy” dhe grupit OTR, ku bën pjesë edhe Lil Koli. Prej gati 15 vitesh ai ishte pjesë e vëllazërisë “OTR”, dhe shoqërohej me shumë prej djemve të grupit. Siç shihet edhe në foto, stili OTR nuk mungon tek 40-vjeçari.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e afro 500 mijë eurove në Durrës. Mësohet se kamioni me targa ‘TR 2046’, kishte dalë ...
SHKODËR -Pas Tiranës, protesta e maturantëve për testin e Gjuhë-Letërsisë është shtrirë edhe në rrethe. Maturantët e Shkodrës janë ngritur gjithashtu në pr...
VLORË – Një aksident është regjistruar në aksin Vlorë-Peshkëpi në fshatin Qishbardhë. Duke drejtuar motorin e tij, një 65-vjeçar ka humbur kontrolli...
SHKODËR- Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra ka reaguar në lidhje me vrasjet e fundit të ndodhura në vend. Gjatë meshës së mbajtur në kishën e “Sh...
TIRANË- Kati i dytë i një banese në Kamëz është përfshirë nga flakët. Mësohet se banesa i përket shetetases L.T. Si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm...
Aktualitet13 Qershor 2020, 14:39
DURRËS– Paratë që u sekeustruan ditën e sotme në Durrës kapin vlerën e afro 500 mijë eurove. Dosja.al mëson se shoferi i kamionit, ku ishin të fshehurave e...
TIRANË- Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Dr. Areti Beruka, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetës...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një 47-vjeçar shqiptar, i identifikkuar si Dritan Cobo ka humbur jetën duke qenë se është përpjekur...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook një videomesazh nga Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në Q...