Aktualitet

Kamioni me afro 500 mijë euro transportonte lëndë të parë për prodhimin e këpucëve, erdhi plot material nga Italia, ku i

13 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Kamioni me afro 500 mijë euro transportonte lëndë të

DURRËSDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e afro 500 mijë eurove në Durrës. Mësohet se kamioni me targa ‘TR 2046’, kishte dalë para katër ditësh nga Shqipëria drejt Italisë, përmes një trageti nga porti i Durrësit, dhe është kthyer ditën e sotme, sërish në Durrës.

Kamioni në fjalë, transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë fasoneri, që shërbenin për të prodhuar këpucë, dhe ditën e sotme, gjatë skanimit, bashkë me paratë, u vunë re edhe sasi të mëdha materiali për prodhim këpucësh.

Operacioni për sekuestrimin e parave është zhvilluar rreth orës 01;30, të ditës së sotme, gjatë një kontrolli rutinë, i kamionave në portin e Durrësit. Pala e doganës shqiptare konstatoi se në kamionin qe vinte në Durrës me anë të tragetit nga Bari ishin fshehur një sasi e konsiderueshme eurosh të padeklaruara, që u pikasën nga skaneri.

Në lidhje me këtë çështje është shoqëruar shoferi i kamionit, 54 vjeç me inicialet A.TH., i cili do të japë llogari për origjinën e parave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres sekuestrohen 1.8 mln euro ne durres durres sekuestrohen 1.8 mln euro ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 14:39

DURRËS– Paratë që u sekeustruan ditën e sotme në Durrës kapin vlerën e afro 500 mijë eurove. Dosja.al mëson se shoferi i kamionit, ku ishin të fshehurave e...