Aktualitet

“Provimi ishte absurd”, maturantët e Shkodrës në protestë për testin e Gjuhë-Letërsisë, kërcënojnë me bojkot

13 Qershor 2020, 15:37 Nga DOSJA
“Provimi ishte absurd”, maturantët e Shkodrës në

SHKODËR -Pas Tiranës, protesta e maturantëve për testin e Gjuhë-Letërsisë është shtrirë edhe në rrethe. Maturantët e Shkodrës janë ngritur gjithashtu në protestë ditën e sotme, ndërsa më herët ka pasur revolta edhe në Fier.

Sipas tyre provimi i Gjuhë-Letërsisë ishte absurd. Ndër të tjera ata shtojnë, se pyetjet e provimit ishin jashtë programit. Maturantët kërcënojnë me bojkot të provimit të radhës nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Maturantët dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren.  Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maturantet e shkodres maturantet ne proteste maturantet e shkodres maturantet ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2020, 14:39

DURRËS– Paratë që u sekeustruan ditën e sotme në Durrës kapin vlerën e afro 500 mijë eurove. Dosja.al mëson se shoferi i kamionit, ku ishin të fshehurave e...