Aktualitet

Iu sekuestruan 2 mln euro pasuri/ Kush është Pëllumb Tuda që donte të prostituonte banakjeren, pas kundërshimit e rrahu ba

13 Qershor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Iu sekuestruan 2 mln euro pasuri/ Kush është Pëllumb Tuda që

Durrës- Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme një pasuri me vlerë me 2 milionë euro, që i përket Pëllumb Tudës. Sipas policisë 51-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri nga të ardhurat kriminale.

Kush është Pëllumb Tuda? 

Ai është pronar i hotelit të njohur në Durrës, Kolomb-s, që tashmë është sekustruar. Tuda është edhe një emër i njohur për Policinë shqiptare. Ai është dënuar më herët për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. Ndërkohë, ai është arrestuar disa herë për plagosje, por nuk është dënuar nga gjykata.  Tuda është akuzuar 5 vite më parë nga banakjerja e tij. Kjo e fundit deklaroi se ai donte ta shfrytëzonte për prositucion dhe në momentin që ajo e kundërshtoi e rrahu barbarisht.  Vajza me iniciale M.P shkoi në polici me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj.

“Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, dëshmoi ajo para policisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pëllumb tuda sekuestrohen 2 mln euro në durrës pëllumb tuda sekuestrohen 2 mln euro në durrës

Sondazh

Poll