Aktualitet

“Luli s’do bashkëjetonte me mua se ka Flamur Nokën kundër LGBTI-së”/ Elton Ilirjani flet hapur: Rama është i paraqit

13 Qershor 2020, 06:51 Nga DOSJA
“Luli s’do bashkëjetonte me mua se ka Flamur Nokën

Tiranë- Biznesmeni Elton Ilirjani është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se Edi Rama është i vetmi politikan që ka estetikë dhe është i paraqitshëm. Teksa u ngacmua nga Arjan Çani se me cilin politikan do donte të bashkëjetonte, ai përjashtoi kryeministrin. Ndërsa për Lulzim Bashën ai  u shpreh se nuk donte një bashkëjetesë, pasi krahu i djathtë tij, Flamur Noka është kundër LGBTI-së. Sa i përket një bashkëjetejese me Ilir Meta, ai deklaroi se nuk do e linte gruaja e tij, Monika Kryemadhi.

“Rama është më mirë ekstetikisht se të gjithë ata aty. Jo Rama si mashkull nuk më pëlqen, por është më i paraqitshëm se të tjerët. Të paktën ka estetikën. Kur shkon jashtë prezantohet si kryeministër i Shqipërisë dhe ka lezet, sa një kryeministër më parë që nuk fliste dot anglisht. Të bashkëjetoja me Lulin? Me Lulin edhe të doja unë, s’do donte Luli, ka krahun e tij të djathtë kundër LGBT, janë kundër kauzës. Berisha është pak i vjetër, Ilir Metën nuk e lë Monika. Krahu i djathtë i Lulit është ai Flamuri që doli e  bëri thirrje kundra LGBT-së”, u shpreh Elton Ilirjani. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama elton ilirjani ilir meta lulzim basha edi rama elton ilirjani ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll