Aktualitet

Ndotja e Shkumbinit nga fabrika e peshkut, banorët kërcënohen me jetë: O ju vras o më jepni tokat

13 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Ndotja e Shkumbinit nga fabrika e peshkut, banorët kërcënohen me

ELBASAN– Banorët e Fushë-Labinotit janë ngritur sërish në protestë. Ata akuzojnë fabrikën e peshkut “Rozafa” për ndotjen në lumin Shkumbin.

Njëri prej banorëve të zonës është shprehur, se kanë marrë edhe kërcënime me jetë. Sipas tij, pronari i fabrikës së peshkut kërkon t’u marrë tokat.

Na kanë kërcënuar me jetë. I kanë vënë pistoletën në kokë kushëririt tim“, tha njëri prej banorëve.

O ju vras o më jepni tokat“, thotë një banor tjetër që e kanë kërcënuar.

Jo vetëm kërcënimet për tokat, pasi një banor tjetër i zonës, akuzon pronarin e fabrikës, se ka ndotur lumin Shkumbin, duke shkarkuar mbetje.

Shkarkonte kamionat me mbetje të karkalecit. Peshkatarët për dy vjet nuk kanë gjuajtur për peshk. Do përshkallëzojmë protestat“, u shpreh ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e fushe labinotit kercenohen me jete ndoja e shkumbinit nga fabrika e peshkut banoret e fushe labinotit kercenohen me jete ndoja e shkumbinit nga fabrika e peshkut

Sondazh

Poll