Aktualitet

COVID-19 “hyn” edhe në Bashkinë e Durrësit, infektohet punonjësi, karantinohet stafi

13 Qershor 2020, 07:31 Nga DOSJA
COVID-19 “hyn” edhe në Bashkinë e Durrësit,

Durrës- COVID-19 ka prekur edhe Bashkinë e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë institucion ka rezultuar i infektuar një punonjës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se është karantinuar i gjithë stafi i sektorit të Urabnistikës. Këtyre të fundit u janë marrë edhe tamponët. Mësohet se punonjësit janë mbi 30-vjeç.

 

Ditët e fundit  COVID-19 është përhapur me shpejtësi. Virusi ka ka prekur edhe insitucionet shëndetësore por jo vetëm. Më herët në Durrës kanë rezultuar të infektuar punonjës të Kadastrës. Ndërkohë dje u konfirmuan 31 raste të reja me virus. Numri i të viktimave ka shkuar në 36, pasi ka humbur jetën një 71-vjeçar nga Durrësi. Harta është zgjeruar në 8 qytetete.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll