Aktualitet

Sherr me armë në Tiranë/ 20-vjeçari rrëmben çiften dhe tenton të vrasë kushërinjtë

13 Qershor 2020, 07:40 Nga DOSJA
Sherr me armë në Tiranë/ 20-vjeçari rrëmben

Tiranë- Sherr me armë mes kushërinjve në Tiranë.  Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar 20-vjeçari me iniciale A.G, pasi gjatë sherri me dy kushërinjtë e tij, qëlloi me armë në drejtim të tyre. Uniformat blu sqarojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se i riu ka qëlluar në drejtim të kushërinjve me armën e gjahut, që i përket gjyshit të tij.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D. Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr me armë në tiranë sherr me armë në tiranë

Sondazh

Poll