Aktualitet

“Nëse Bylisi do të ishte grek do ta pranoja”/ Neritan Ceka: Ja pse më shqetësoi thënia e Sgarbit

13 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA
“Nëse Bylisi do të ishte grek do ta pranoja”/ Neritan

Tiranë- Neritan Ceka ka folur sërish për deklaratën e kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi. Historiani në emisionin “Provokacija” u shpreh se Bylisi është një qytet Ilir dhe se banorët në Bylis kanë folur ilirisht.

“Midis shqiptarëve të sotëm dhe ilirëve lidhja është 100%. Ajo që kemi ruajtur ne është gjuha. Konstitucioni shpirtëror ka qenë dhe transmetohet. Më shumë qytete greke ka në Itali. Thënia e Sgarbit e transmetuar nga burimet tona qeveritare, më shqetësoi. Problemi i nervozizmit tim vjen nga fakti që Sgarbi u transmetua nga sajti i parkut Bylis-Apoloni, që është në varësi të Ministrisë tonë të Kulturës dhe qëndroi një jave.  Bylisi është një qytet “Ilir”, nëse nuk do të ishte unë do ta pranoja. Banorët e Bylys kanë folur ilirisht. Grekët nuk kanë pushtuar sepse ishin qytet-shtete. Ajo që u krijua në Bylis, nuk u soll nga jashtë”, u shpreh ai.

Ai theksoi më tej se po të ishte grek ky qytet i vjetër do ta pranonte pa asnjë problem.

Me legjenda nuk mund të ndërtosh histori. Teatri i Bylis ka formën e përgjithshme greke, por është një shpikje e Bylis. Rruga e tij është shumë e gjatë, vjen nga Italia. Kur shkon në Bylis ka një hapësirë të madhe. Të jeni të sigurt që po të ishte grek, do ta pranoja që ishte i tillë”, tha ai. 

Ditët e fundit Sgarbi ka vizituar të gjithë jugun e Shqipërisë, por ai nuk hezitoi ta quante  Bylisin, një qytet grek e jo shqiptar. Për këtë shkak, ka pasur një sërë reagimesh nga gazetarë dhe historianë shqiptarë, të cilët kanë kritikuar ashpër italianin. Por ai në një tjetër deklaratë tha se kur ka thënë qytet grek, i është referuar arkitekturës dhe jo territorit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neritan ceka vittorio sgarbi neritan ceka vittorio sgarbi

Sondazh

Poll