Aktualitet

Dëmtimi i kolonave në Apolloni/ Flet drejtoresha e parkut: Akt vandalist, çështja ka kaluar në Prokurori, këtë javë nisi

13 Qershor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Dëmtimi i kolonave në Apolloni/ Flet drejtoresha e parkut: Akt

Fier- Drejtoresha e parkut në Apolloni, Ermela Durmishaj ka deklaruar se dëmtimi i kolonave në Apolloni është një akt vandalist. Ajo ka theksuar se ngjarja ka ndodhur gjatë periudhës së karantinës dhe tashmë kjo çështje ka kaluar në Prokurori.

“Është dëmtuar një monument  gjatë mbylljes totale. Në momentin që konstatuam dëmtimin gjatë fundjavës kemi bërë denoncimin në polici e cila ka ardhur pikërisht në atë ditë ka bërë verifikimet në terren dhe çështja është kaluar në prokurori. Nga ana jonë është bërë dokumenti përkatës dhe është realizuar projekti i ndërhyrjes për ta rikthyer në gjendjen që ishte. Ky raport iu dërgua  Ministrisë së Kulturës dhe Insitutit të monumenteve,  ku u kalua ky projekt u miratua dhe presim që këtë javë të fillojmë punën në këtë monument. Është dëmtuar monumenti i Nimfeut, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë, është i distancuar”, shprehet drejtoresha.

Një ditë më parë Neritan Ceka denoncoi aktin vandal në Apoloni. Në një reagim në mediat sociale, Ceka publikooi fotot e kolonave të thyera në Apoloni. Ai iu ministres së Kulturës, Elva Margariti, dhe e pyeti se pse nuk ka reaguar dhe pse mbron ata që shkatërorjnë pasurit të rralla në vendin tonë. Ndërkohë nuk mungoi edhe një reagim nga presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili tha se e dënon me forcë këtë akt barbar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëmtohet monumenti në apoloni neritan ceka dëmtohet monumenti në apoloni neritan ceka

Sondazh

Poll