Aktualitet

E ekzekutoi për 3 sekonda/ Shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut, të riut që iu mor jeta nga Hekuran Billa në Londër (

13 Qershor 2020, 07:11 Nga DOSJA
E ekzekutoi për 3 sekonda/ Shpallet në kërkim vëllai i Prel

TIRANE- Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së 40-vjeçarit, Hekuran Billa. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori është Viktor Marku, 34-vjeç. Autori është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i cili u vra nga Hekuran Billa, në vitin 2006 në Londër. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se policia shkoi në banesën e tij në Shkodër për ta marrë në pyetje fill pas ngjarjes së rëndë. Por Viktor Marku, nuk ka qenë në banesë, dhe policia e ka shpallur në kërkim policor.

Hekuran Billa u ekzekutua dy ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes,  biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll