Aktualitet

Sekuestrohen 2 pallate dhe një hotel në Durrës/ Pasuria kap vlerën e 2 milionë eurove, 51-vjeçari i kishte përfituar nga

13 Qershor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Sekuestrohen 2 pallate dhe një hotel në Durrës/ Pasuria kap

Durrës-Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Durrës, pasi janë përfituar nga një aktivitet kriminal. Policia bën me dije se janë sekuestruar dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 të qytet, pasuri të cilat janë në pronësi të 51-vjeçari Pëllumb Tuda.  Sipas uniformave blu 51-vjeçari ka qenë i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. Ai njihet nga të gjithë si pronari i hotel “Colombo” në Durrës, i cili tashmë është sekuestuar.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin dhe janë përfitur nga veprimtaria kriminale. Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro të dyshuara si të përfitura nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për gjurminin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfitura nga veprimtaria mkriminale, referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017 materialet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale “Pastrimi i produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro të pasurive”, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut. Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pëllumb tuda sekuestrohen 2 mln euro në durrës pëllumb tuda sekuestrohen 2 mln euro në durrës

Sondazh

Poll